Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në qytetin e Durrësit ku ka kërkuar votën për Luan Hotin.
" Durrësi është gati, unë si shumë kush e di dhe e kam mësuar, jo se ma kanë thënë kolegët durrsak, por e i tillë është fakti, ky shesh ka një histori mijëra vjeçare, këtu ku jemi sotme kanë bucitur nga armët, nga topat e okupatorëve, që kanë zbarkuar me mjetet lundruese dhe e kanë parë Durrësin si porta hyrëse për të shkatërruar vendin, ky Durrës ka bucitur dhe nga rezistenca që i është bërë okupatorit, ka bucitur Durrësi me heshtje, me heshtjen e mos aprovimit, të mos miratimit, sa herë që një qeberi shkel mbi besimin e dhënë, kemi dëgjuar problemet tuaja se si bëhen të stërmëdha me zgjidhje që ju rëndojnë dhimbjen, ndaj e di që kur thoni me zë të lartë, heshtja tuaj është zemërim, ndaj derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit, kthejeni zemërimin në votë", tha Basha.



















