Basha mbyll fushatën në Shkodrën: Më 6 mars të gjithë bashkë t’i japim shpresë qytetit

4 Mars 2022, 17:01 | Përditesimi: 4 Mars 2022, 17:01

SHKODËR- Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli fushatën në qytetin e Shkodrës, nga ku iu bëri thirrje qytetarëve që më 6 mars ët votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin.

“Është bërë zëri juaj, shpresa juaj, për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë, por për të qëndruar të gjithë sëbashku, për atë që Shkodra është sot dhe do të jetë nesër. Këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, mos qëndroni mënjanë, të gjithë bashkë për t’i dhënë Shkodrës shpresën dhe besimin. Të gjithë drejt kutive të votimit, për Xhemal Bushatin”, tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com