Basha në një familje të dëmtuar nga tërmeti në Durrës: Lëkundja zgjati vetëm disa sekonda, ndërsa tragjedia për 2 vite me radhë! Papërgjegjshmëri politike

26 Nëntor 2021, 17:57

Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar, përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.