Basha nga Dibra: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, do të zerojë 31 vite sakrificë të partisë dhe të rrezikojë të ardhmen

29 Dhjetor 2021, 16:07 | Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 16:19

Lulzim Basha ka zbritur në bazë dhe takimin e parë e ka zgjedhur nga Dibra, mirëpo në një kohë kur PD-ja që ai drejton është më e përçarë se kurrë, përpara strukturave të partisë, ai nuk solli asnjë zgjidhje! Asnjë plan se si do të bashkojë partinë, se si do të përfundojë “televonela tuke”, siç ai vetë e cilësoi në “luftën” e brendshme për karrige, çfarë do të ndodhë me Sali Berishën, që po e akuzon më shumë se kurrë se ka vendosur interesat personale përpara interesave të partisë.

    r.k./Shqiptarja.com