Basha paralajmëron Berishën për përjashtim nga Partia Demokratike: Boll është boll, askush nuk është mbi statutin dhe as mbi ne! Jo struktura paralele

17 Nëntor 2021, 19:02 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 21:25

Jo vetëm përjashtim nga grupi parlamentar, por ish themeluesi i PD, i shpallur 'non grata' nga SHBA, Sali Berisha mund të përjashtohet edhe nga partia. Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në mbledhjen me dyer të mbyllura me krerët e degëve të PD në rrethe se për cilido që nuk respekton vendimin e kryesisë për mbledhjen e kuvendit kombëtar më 18 dhjetor do zbatojë statutin e partisë

    KT/Shqiptarja.com