Basha për grupin mbështetës të Berishës: Hajdut, të korruptuar që e kanë vendin në burg

23 Dhjetor 2021, 15:54 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 15:54

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të grupit mbështetës të Sali Berishës.

"Ata që me PD i lidhte vetëm karrigia dhe në momentin që nuk janë na kanë zaptuar studio si filozof, janë hajdut, janë të korruptuar, e kanë vjedhur vendin, e kanë vendin në burg, jemi të çliruar nga e shkuara, të mbajmë fokusin te kjo gjë e tmerrshme janë vjedhur të dhënat personale", tha Basha.

  •  

r.k./Shqiptarja.com