Basha: Sot dhe kritiket e kundërshtarët e mi e braktisën Berishën, njohën fytyrën e tij të vërtetë

8 Janar 2022, 18:30 | Përditesimi: 8 Janar 2022, 18:30

Lulzim Basha tha se sot Berisha u braktis edhe nga kritikët dhe kundërshtaret e tij pasi njohën fytyrën e tij të vërtetë.

“Kjo ishte një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës. Falënderoj ata që fillimisht e mbështeten Berishën pasi ishin të zhgënjyer  nga maskara zgjedhore por që sot e braktisën, kundërshtarët e mi dhe kritikët e mi sot, por që e kuptuan se nuk duhet të ishin në atë protestë pasi kuptuan fytyrën e vërtetë të Sali Berishës”, tha Basha.

KT/Shqiptarja.com