Basha urim për Ramën: Pleqëri të mbarë dhe mos i ardhtë Shqipërisë një njeri si ty! Shmang Berishën dhe Metën

30 Dhjetor 2021, 18:34 | Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 18:34

Lulzim Basha ka një urim për Edi Ramën.

“Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqësi të mbarë, në rrafshin  politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë”, tha Basha.

E ndërsa për brinjët e tjera të ‘trekëndëshit të Bermudës’, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e anashkaloi pyetjen, duke e kthyer në një urim për shqiptarët.

“Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, nj vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj”, tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com