Basha: Zyrtarët e korruptuar, 2 miliardë euro dëm shtetit! Veting zyrtarëve të korruptuar

10 Maj, 16:12

Në ditën e Drejtësisë, kryedemokrati Lulzim Basha tha se zyrtarët e korruptuar i kanë shkaktuar 2 miliardë euro dëm shtetit shqiptar vetëm vitin e kaluar. Basha tha se lufta ndaj korrupsionit bëhet duke shkulur me themel korrupsionin nga politika, jo me hartime boshe.