Basha-Ramës: Po shpenzon për luks nusretësh me paratë e shqiptarëve, familjet në nevojë i ke lënë në harresë

16 Nëntor 2021, 19:10 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 19:10

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga situata në familjet shqiptare, të cilët janë në varfëri dhe nuk përmbushin nevojat bazike. Sakaq, Basha tha se Rama ka miliona euro për të paguar, pasi ka humbur në arbitrazhe, ndërsa shumë para të tjera po i përdor për luks të shfrenuar.

 

KT/Shqiptarja.com