Bashkë për protesta! Berisha pranon takimin me Metën në selinë e PD

2 Shtator 2022, 12:54

Si Meta dhe Berisha në deklarata të vecanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu, 2 ditë më parë.ar datw fikse

‘Pardje jam takuar me zotin Meta nuk kemi fiksuar një datë fikse por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar përballjen me këtë  regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit’- tha Berisha.