Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat në Greqi nxitën më shumë pjesëmarrje

10 Maj, 20:36

Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.