Bashkëpunimi me universitetet në Itali, Rama takim me rektorët e Universitetit të Romës: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve

7 Shkurt 2022, 16:47

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me ministren për Arsimin, Evis Kushin, po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali në kuadër të bashkëpunimit për universitetet. Kreu i qeverisë në Viterbo, Romë, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta.

    No videos found.