Bashkitë në vështirësi financiare me administrator, eksperti Haxhimali në Report Tv: Kundra, i cenohet autonomia! Qeveria duhet t’i kishte marrë përsipër borxhet

5 Gusht 2022, 15:21

Bashkitë të cilat gjenden në vështirësi financiare shumë shpejt mund të kalojnë nën menaxhimin e pushtetit qendror, dhe kryebashkiakët të humbasin administrimin e tyre, por eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali tha në Report Tv se pavarësisht faktit se administratori mund te jetë vërtet i nevojshëm dhe i aftë në ndihmën që do të japë për menaxhimin e situatës, sipas tij cenohet autonomia e pushtetit vendor në bazë të asaj që parashikohet në Kushtetutë.