Batuta e Bashës me gruan demokrate: M'i ço dhe mua ato lule në mesazh, se më nisin vetëm grushte, flakë, zjarr

18 Janar 2022, 14:17

Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me Grida Dumën dhe gratë demokratike. Teksa Duma tregonte historinë e një gruaje, që sa herë demokratët janë në vështirësi ajo i dërgon lule dhe këngë. Basha i ktheu përgjigje me batutë.

Grida Duma: Në ditë të vështira më çon këngë ose lule, sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, po më çon o një këngë të vjetër, ose diçka klasike, ose lule, kjo është që ta kalosh me sportivitet
Lulzim Basha: M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më çojnë grushte, flakë, zjarr, po më mirë me lule dhe këngë