Batuta e Ramës: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

28 Janar 2022, 12:58

Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit teksa prezantoi zgjeroi bashkëpunimin ndërkombëtar të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”, tha Rama.