Batuta, Tiktok dhe koncert në shtëpi/ Gjyshi nga Shkodra rrëfen një ditë nga jeta e tij (1 Nëntor)

1 Nëntor 2023, 19:02 | Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 13:37

Personazhi i radhës në emisionin ‘Një nga ne’ është Gjergj Ndue Suka, banues në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër. 80 vjeçari rrëfen jetën e dikurshme në Theth, me vështirësitë e kohës për të rritur 9 fëmijët dhe bën një paralelizëm sesi jetohet në ditët e sotme. Tingujt e çiftelisë dhe lahutës e kanë shoqëruar që në fëmijëri, pasi i ati ishte ndër lahutarët më të vjetër të zonës. Në kohën e tij të lirë, pensionisti merret me gdhëndjen e këtyre veglave të cilat ia ka trashëguar trinjakëve të familjes. Ka 25 nipër e mbesa, por trinjakët janë lezeti i shtëpisë. Cdo ditë në këtë familje, muzika është prezente. Elizabeta luan në piano, Emanueli i bie çiftelisë, violincelit, lahutës dhe pianos ndërsa Emanuela violinës.

r.k./Shqiptarja.com