Begaj gjyqtarëve e prokurorëve: Mbani pastër sistemin! SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë

10 Maj, 11:26

I pranishëm në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, presidenti Bajram Begaj u ndal te funksionimi i sistemit të ri të drejtësisë duke nënvizuar se rezultatet janë të prekshme. Ai shprehu mbështetje veçanërisht për SPAK dhe GJKKO.