Begaj në Kosovë, kreu i LDK nuk pranon ta takojë

15 Gusht 2022, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2022-08-15 16:13:38

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar që të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj, i cili ndodhet sot në vizitën zyrtare në Kosovë. Report Tv mëson se Abdixhiku nuk e ka pranuar takimin, pasi nuk ka dashur që ai të zhvillohej në Kuvend, aty ku Begaj ka programuar edhe takime të tjera. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme.

  •