Begaj në Prishtinë: Bashkë në çdo hap, 2 shtete një komb, të bashkuar në BE dhe NATO! Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria

15 Gusht 2022, 15:11

“Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla (...)”, “Mirë se erdhët në shtëpi”, me këto fjalë të përzemërta, përtej protokolleve zyrtare, nisi takimi mes dy presidentëve shqiptar, të Bajram Begajt dhe kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.