Begaj pro Open Balkan, Meta: Besoj se është i pavarur në qëndrime dhe i ndërgjegjshëm për atë që bën

17 Gusht 2022, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2022-08-17 12:42:55

Në një dalje për mediat, Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht, kryetar i Partisë së Lirisë, nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë.