Bejko në Report Tv: PD do të futet në izolim total nëse në krye vjen 'non grata'! Dyshja Berisha-Meta? Do bëjnë zhurmë, por jo opozitë reale, s'pengojnë dot Ramën

20 Maj 2022, 18:53

Ish-anëtari i Këshillit Kommbëtar të PD, Roland Bejko tha në Report Tv se Partia Demokratike do të futet në izolim total nëse Sali Berisha do të vijë në krye të saj. Ai shpjegoi se një "non grata" nuk do të mund të pranohet kurrsesi nga ndërkombëtarët si kryetari i një partie dhe për rrjedhojë do të dëmtohet PD.