‘Benz’-i u ngjit në trotuar, 'shembi' në tokë reklamat dhe përplasi një çift të rinjsh, pamje nga vendi i aksidentit në Tiranë

5 Nëntor 2023, 16:25

Report Tv sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i rëndë gjatë ditë së sotme afër Kryeministrisë, ku një makinë tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh. Siç shihet nga pamjet që gazetarja e Report TV Ledina Jakimi sjell, makina fillimisht ka marrë përpara reklamën dhe më pas ka aksidentuar dy të rinjtë. Këta të fundit janë transportuar në spital.