Beqaj në Report TV: Në Shkodër synojmë të ruajmë 4 mandatem! LSI nuk merr dy deputetë PDIU-në nuk e shoh fare

1 Mars 2021, 19:10

#reportTV #lajmeshqip #lajme Midis dhjetë personave nga Shkodra, të prezantuar një ditë më parë në kuadër të platformës ‘Deputeti që duam’, disa prej tyre do të jenë në listën e kandidatëve për deputet. Kështu bëri me dije drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj në një intervistë për Report TV, ku tha se në bisedat dhe projektet e PS-së do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë. Ata persona që janë prezantuar dje midis dhjetë personave që vinin nga Shkodra janë në bisedat dhe në projektet tona për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë. Kësaj here lista nuk është tradicionale por ka edhe pjesën e hapur. Po aty vijnë njerëz që vijnë dhe nga shoqëria civile dhe që kanë dhënë kontribut në parti. Unë besoj se është një ansambël i mirë që bën një përfaqësim dinjitoz të asaj se çfarë përfaqëson PS-ja.'- tha Beqaj. Më tej Beqaj shtoi se në Shkodër synojnë 4 mandate, dhe se kërkojnë që të marrim më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht. 'Aty ku drejtojmë bashkitë, mënyra si është riformatuam qarku aty kemi marrë gjysmën e votave që kemi marrë në gjithë qarkun Shkodër. Unë kam përshtypjen që në rezultatin tonë që duam të arrijmë do të kontribuojë çdo zonë. Aty ku jemi më të avantazhuar do të punojmë më shumë që të arrijmë një rezultatet edhe më të lartë. Në bashkinë e Shkodrës vazhdojmë të synojmë që të konsolidojmë rezultatet. Po ashtu Beqaj, duke ju referuar parashikimit të sondazhit të kryer nga Piepoli, për LSI-në së do të marrë nga 1-2 deputet, tha se ky është një parashikim shumë i ekzagjëruar. 'PD është më mirë se ne, lidhur me LSI-në 1 deri në 2 deputetë me duket një parashikim shumë e i ekzagjëruar, PDIU-në nuk e shoh fare, e përjashtoj. Topalli do të shohim se si do të shkojë, unë gjykoj se Topalli merr pjesë tek elektorati i djathtë dhe jo tek i joni. Ne jemi të sigurt që marrim 4 mandate, ruajmë të njëjtin rezultat. LSI nuk merr dy mandate'- tha Beqaj.