Berat/ Shuhet plotësisht zjarri në fshatin Velçan, kalon rreziku për shtëpitë dhe banorët! 2 helikopterë në aksion, vatra do monitorohet

14 Gusht, 17:16 | Përditesimi: 14 Gusht, 17:16

Berat- Ndërsa Shqipëruia është përfshirë përsëri ditën e sotme nga një numër i lartë vatrash zjarri dhe situata mbetet kritike në disa prej qarqeve, një lajm i mirë vjen nga Berati.

Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri me helikopterë, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e operacionit, teksa shfaqen sipërfaqe të tëra me pyje, kullota dhe pemëtari të shkrumbuara nga flakët.

Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

Informohet se banorët dhe banesat janë tashmë të sigurta.

r.k./Shqiptarja.com