Berat, transformohen mjediset e DRSHTRR, ofrohen 120 mijë shërbime për mbi 55 mijë drejtues! Rama: Faktet flasin vetë

4 Prill 2022, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2022-04-04 14:30:44

Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka transformuar ambientet e saj në Berat. Godina e re ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1150 m2 të zhvilluar në 2 objekte. Në objektin e parë janë vendosur sallat e shërbimit ndaj qytetarëve dhe arkivat për regjistrimin e mjeteve dhe drejtuesve, ndërsa objekti i dytë është kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik e fizik të mjeteve.