Berisha akuza Ramës për krizën energjitike: E përdor si mjet terrori! Qeveria blinte energji me 250 euro megavat, në bursë shitej me 82 euro

9 Gusht 2022, 20:18

Kreu i PD-së Sali Berisha është në një takim me ekspertët e sektorit të energjisë, ku si zakonisht ka hedhur akuza ndaj qeverisë se blejnë çmimin më shtrenjtë dhe vjedhin energjinë elektrike ndërsa akuzon Ramën se e përdor krizën si mjet terrori. Më pas është ndalur që të japë disa premtime në rast se ia del që të marrë pushtetin.