Berisha akuzon për korrupsion! Balla: Ka bërë pastrim parash në kompleksin 'Partizani' dhe me media! Pse nuk heton SPAK? Spiropali: Djali yt financon portale me paratë e të vdekurve në Gërdec

23 Maj 2022, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2022-05-23 16:59:51

Akuzat e Sali Berishës për korrupsion në drejtim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkaktuar debat në Kuvend, ku është përfshirë edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.