Berisha akuzon Ramën: Dha pa garë 1.5 milionë metra katror në Durrës për ta ndërtuar kompania e Dubait! Po dhunohen ligjet e vendit

15 Gusht 2022, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2022-08-15 13:06:47

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit për ndërtimin Portit turistik të Durrësit, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për media duke pretenduar se janë faluar 1.5 milion metra katror tokë në Durrës. Sipas Berishës, po bëhet një aferë korruptive dhe po dhunohen të gjitha ligjet e vendit për t’u ndërtuar porti turistik nga kompania.