Berisha akuzon Ramën: Ti je promotor i arrestimit të Hashim Thaçit

21 Korrik 2022, 13:00

Sali Berisha, pasi i kaloi fjalën deputeti demokrat Tomor Alizoti, akuzoi Ramën se ai është promotor i arrestimit të Hashim Thaçit.

‘Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila në mënyrë absolute ndikoi në të ardhmen e tyre.  Ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun janë promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Ndërmorën fushatën e anulimit të gjykatës ndërkombëtare. Në çdo lëvizje del thjesht argat dhe vasal i Vuçiçit. Për planet e Vuçiçit përpiqet që në çdo samit t’i bëjë retushin.’- tha Berisha.

    No videos found.