Berisha: Basha anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)

3 Dhjetor 2021, 18:58

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Lulzim Basha sipas dosjeve të autoriteteve belge është anëtar i organizatës kriminale, ndërsa i kërkoi atij të japë llogari për Toyota Yaris. Berisha për Kuvendin e 11 dhjetorit tha mund të mblidhen në stadiumin 'Air Albania' por kjo varet nga kushtet atmosferike. Para dy vitesh vetë Berisha  e cilësonte "Air Albania" si   “folenë e klanit mafioz të Ramës”. Ndër të tjera Berisha deklaroi se pas Kuvendit do të caktojnë datën e protestës së madhe kombëtare kundër Edi Ramës.