Berisha: Basha ishte pengu i Ramës, kur iku mori çdo gjë me vete! Deputetët që më mbështetën mua atëherë bënë veprim historik

16 Shtator 2022, 13:22

Fondacionet ruse dhe skandali i lobimit të PD-së, e kanë bërë Berishën edhe njëherë të nxjerrë brirët e tij ndaj Lulzim Bashës. Edhe pse ishte vetë ai që e solli në kryesinë e partisë Demokratike pas dorëheqjes së tij, ish kryeministri u shpreh se në momentin që u përça partia demokratike direkt pas shpalljes së tij Non Grata, deputetët demokratë bënë zgjedhjen e duhur që kaluan nga ana e tij. Madje Berisha këtë vendim të deputetëve e cilësoi si historik dhe se këta të fundit duhet të ndihen krenar.

‘Tani, do jem i hapur me ju, kërkesa për një audit do merret dhe është shumë i drejtë. Por Basha ka marrë çdo gjë me vete, nga hardisqet, gjithçka, kjo është e vërteta por partia do ta krijojë atë. Mbi bazën e hetimit mendoj unë të dënueshëm ka marrë Rama me mbylljen e dosjeve. Unë e kam quajtur Bashën peng para jush, demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar se bën një veprim historik.’- tha Berisha.