Berisha: Basha u përkul para regjimit të Ramës, s'lëvizi një gjethe për t'i vënë kufi! E ktheu PD në një dru të thatë që s'gjelbëronte as në verë e asnjëherë

11 Dhjetor 2021, 14:29 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 14:29

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Basha u përkul para regjimit të Edi Ramës dhe se nuk ndërmori asnjë veprim për t'i treguar atij kufirin. Berisha përmendi edhe protestat e opozitës të organizuara nga Basha, për të cilat tha se i nisi, por nuk i sosi kurrë me sukses.

 

r.k./Shqiptarja.com