Sali Berisha i ka cilësuar "ilaç toksik" bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të shportës dhe karburanteve. Berisha thotë se qytetarët po e marrin bukën 40% më shtrenjtë ndërsa ngre shqetësimin edhe për çmimin e energjisë.
Në konferencën për mediat nga selia e PD, ish kryeministri thotë se po goditen familjet dhe bizneset e vogla ndërsa përmend "Bitcoin" që sipas tij kontrollohet nga qeveria.



















