Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe i kërkon megafon Nokës

24 Mars 2022, 13:33 | Përditesimi: 24 Mars 2022, 13:33

Deputeti Sali Berisha për disa minuta ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kërkonte fjalën. Berisha kërkoi që të replikonte pas akuzave të deputetit të PS-së Damian Gjiknuri për sistemin e energjitikës në kohën e qeverisjes së PD-së, ndërsa Berisha tha se qeveria e ka shitur energjinë në shtator me 42 euro. Ai madje i kërkoi një megafon Flamur Nokës, që të fliste në sallën e Kuvendit me megafon.

 

r.k./Shqiptarja.com