Berisha denoncon projektin për ndërtimin e Skavicës, thirrje dibranëve: Mos lejoni përmbytjen e 40 fshatrave

23 Gusht 2022, 21:36

Ish kryeministri Sali Berisha, në takimin me qytetarët në Dibër bëri një koment për Skavicën duke bërë thirrje që të mos lejojnë realizimin e këtij projekti. Berisha kërkon që komapnia të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën pasi pretendon të jetë antikombëtare. Sipas tij, projekti për Skavicën sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë. Ndaj bën thirrje që të mos lejohet zhdukja e Dibrës.