Berisha flet sërish për Ervis Martinajt: Rama mendon se lahen duart me zhdukjen e një njeriu

9 Shtator 2022, 20:46

Sali Berisha ka folur sërish mbi zhdukjen misterioze të shkumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, për të cilin aludohet se është vrarë.

"Tre ditë më parë, pasi hoqi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.  Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet, çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin.  Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu" deklaroi Berisha.