Berisha fyen Spiropalin, kryetarja e Kuvendit i ndërpret fjalën: Shkelje e rëndë etike! Ndërpresim seancën, do merret masa disiplinore

14 Korrik 2022, 21:42

Teksa mori fjalën për të replikuar ndaj ministres Elisa Spiropali, Sali Berishës i është ndërprerë fjala për fyerje dhe pritet tw merret masa disiplinore.

"Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit si puna e salariotit që i dha vëllait të kësaj ministres, të Spirobucit", tha Berisha.

"Ju ndërpres fjalën. Nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës. Do ndërpritet seanca për të vijuar me masën disiplinore", tha Nikolla.