Berisha gjatë takimit me qytetarët e Prrenjasit: Biznesi i vogël, në ditën e tij më të zezë

9 Shtator 2022, 21:03 | Përditesimi i fundit: 2022-09-09 21:35:19

Gjatë takimit me qytetarët e Përrenjasit Berisha foli rreth biznesit të vogël, për të cilin tha se është në  ditën më të zezë për shkak se sipas tij  nuk ka konkurrencë të ndershme.

“Ky flet për biznesin e vogël. Ky ka mbajtur një qëndrim armiqësore, të kujton etërit e tij për qëndrimin ndaj biznesit të vogël. Ata i quanin mikro-borgjezë. Ka pasur Shqipëria sipas të dhënave të Shoqatës së Biznesit të Vogël, 210 mijë biznese. Ka gjithsej 107 mijë. Sot Bullgaria ka 1 biznes për 800 banorë, Shqipëria ka një biznes për 28-30 banorë.

Po pse? Sepse këtu konkurrencë të ndershme nuk ka. Tani i vënë edhe një taksë tjetër 23% që i falimenton edhe dhjetëra mijëra të tjera. Këtu energjinë nga 60 lekë që e kishin para 2013, tani ua ka bërë 200 lekë. Ua ka trefishuar. Dhe thotë se biznesi i vogël është i lumtur, i vetëm që nuk paguan. Biznesi i vogël në Shqipëri është në ditën më të zezë. Prandaj të gjithë duhet ti japim përgjigjen e merituar.", tha Berisha.