Berisha harron garën në PD, flet si kryeministër, premton rrugë dhe investime

1 Dhjetor 2021, 18:19

Sali Berisha duket se e ka harruar garën e brendshme në Partinë Demokratike dhe ka nisur që t'i flasë demokratëve si kryeministër. Madje ai u jep premtime për ndërtime rrugën e heqje të doganave.

"Dogana në kufi me Kosovën, të largohet për qytetin e Kukësit, për Hasin, Tropojën, për Nikaj Mërturin, po ju duhet dhe do të qarkulloni pa doganë, këtë nuk e bën një njeri shpirt kazmë si Rama se po të kuptoj burimet e të ardhurave në këto zona, nuk do e bënte. Në Kukës hoqi nga ndihma ekonomike20 mijë familje, së  dytë rruga e Alpeve, po s'e bëri PD nuk e bën kush atë rrugë, ndaj dhe do të bëhet. Ia kam marrë hua kryetarit të komunës së Kala Dorës, ndërtuam rrugën Peshkopi-Kukës dhe duke mbajtur fjalimin thoshte "këtë rrugë përveç Sali Berishës nuk e bënte njeri, ne kemi projektin është 27 km rrugë, projekti është shumë i mirë, do flitet dhe me Kosovën që të përmbushë autostradën e Dukagjinit dhe Alpet i sjellë në sferën e turizmit", tha Berisha.

  •