Berisha heq siglën e PD nga fushata! Prezanton Hekuran Xhanin për Rrogozhinën, sulmon kandidatin e Bashës: Mos e votoni vetëm për logon, është kopje e Lulzim Bravës

12 Shkurt 2022, 12:00 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 12:00

Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin për kryetar bashkie për ‘Shtëpinë e Lirisë’, Hekuran Xhani. Megjithëse pjesë e koalicionit ‘LSI- PDK’, në krye të fushatës së ‘Shtëpisë së Lirisë’ është vetë Sali Berisha, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë drejtpërdrejt kandidatin për kryetar të bashkisë së Partisë Demokratike për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçin.

r.k./Shqiptarja.com