Berisha i përgjigjet Ramës, e fton për debat publik: Eja të ballafaqohemi! Ne nuk bëjmë presion, nëse ka afera të pahetuara janë viktimat e Thumanës

11 Maj 2022, 15:11 | Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:20

Ish kryeministri Sali Berisha ftoi Edi Ramën për debat publik pas deklaratave të këtij të fundit për SPAK. Nga selia blu, tha se nuk ngre padi për shpifje për kryeministrin Rama pasi pretendon se çdo gjë kontrollohet prej tij dhe nuk do të harxhojë kohë. Ndërsa për thirrjet e SPAK për të hetuar afera, Berisha i tregoi publikisht Ramës se mund të merret me viktimat e Thumanës që sipas tij, erdhën si pasojë e neglizhencës shtetërore.

      Sh.Sh/Shqiptarja.com