Berisha: Iku Nano, jo se ishte i sinqertë por naiv! S’kuptoi dot si droga shkonte nga velat e klubit të Çuçit

1 Shtator 2022, 13:51

Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për shkarkimin e Geldis Nano nga posti i tij duke hedhur akuza ndaj ministri Çuçi. Sipas tij, ai s’ishte i sinqertë, por naiv.

‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.