Berisha kërkon kreun e PD-së, çfarë do të bëjë Basha?

10 Mars 2022, 07:05

Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.