Berisha krahason Bashën me Ramiz Alinë: Pati të njëjtin fat si ai, historia përsëritet

18 Dhjetor 2021, 21:35 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 21:35

Teksa para selisë blu po lexohet numri i votuesve pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky i fundit pati të njëjtin fat me Ramiz Alinë. Berisha theksoi se edhe votuesit e lagjes numër 8, kanë votuar masivisht pro shkarkimit të kreut të PD.

"Pati fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet."-tha Berisha teksa e quajti Bashën një peng kryetar.

r.k./Shqiptarja.com