‘Berisha kthen kaosin’, Rithemelimi e do në grupin e PD, Kuvendi s’e pranon! Bllokojnë foltoren, PS: Dilni mbushni numrin e protestuesve

6 Qershor, 15:30

Sali Berisha, edhe pse në arrest shtëpie që prej dhjetorit të kaluar është bërë ‘mollë sherri’ në Parlament. Rithemelimi kërkoi rikthimin e  tij në grup parlamentar, nga ku u përjashtua nga Lulzim Basha që prej shtatorit 2021. Flamur Noka kaos dhe fjalor të pahijshëm, përjashtohetPër kryetaren e Kuvendit duhet një vendim partie për këtë, ndërsa ky qëndrim solli edhe bllokimin dhe kaosin për gati 2 orë. Flamur Noka u përjashtua. Mazhoranca refuzoi edhe kërkesën për debat për emisionin në Rai3.