Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!

25 Janar, 14:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot planin për shëndetësinë, ndërsa nuk nguroi të lëshonte akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit. 

Sipas tij qeveria ka kryer krime kundër njerëzimit në shëndetësi, ndërsa ajo që u vu re gjatë fjalës së kryedemokratit ishin fjalët e përzgjedhura për të përshkuar ish ministrin e shëndetësisë. Me një fjalor të rënduar, etiketues dhe fyes, Berisha tha se Beqja ishte ministri më hajdut që ka pasur Ministria e Shëndetësisë.

"Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve. Do të më falni, cilido që ka njohur Ilir Beqën, në rini dhe fëmijëri, e ka njohur si debil.