Berisha, luftas që sjell fundin e PD-së? I ftuar Bamir Topi

26 Nëntor 2021, 08:02

TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.