Berisha mbledh kryesinë, komenton shkarkimin e Gledis Nanos: S’po bënte luftë efikase, iku për naivitetin, s'mbuloi dot krimin e Çuçit

1 Shtator 2022, 16:56

Institucionet e vendit tonë janë shndërruar në sera të mafies, kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë. Pas një sërë akuzash ndaj qeverisë, Berisha është ndalur edhe te vendimet e fundit e qeverisë të cilat përkonin me shkarkimin si drejtor i përgjithshëm i policisë, Gledis Nanos.