Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Rama po ndërsyn studentët kundër pedagogëve, t’u rritet paga sa ajo në Kosovë

6 Tetor 2022, 14:53

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se mbështet pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Ai kërkoi plotësimin e kërkesave të pedagogëve, për të shkuar në nivelin e pagave që ka sot Kosova.